14931
home,wp-singular,page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,page,page-id-14931,wp-theme-bridge,bridge-core-3.0.1,qodef-qi--no-touch,qi-addons-for-elementor-1.5.3,qode-page-transition-enabled,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode-theme-ver-28.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_top,disabled_footer_bottom,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-6.7.0,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-7

Radovi na adaptaciji prostorija / Punime për adaptimin e hapsirave shkollore

Prije nekoliko dana su završeni radovi na adaptaciji jedne prostorije (kancelarije) u školi, koju nije bilo moguće koristiti zbog velike koncentracije vlage i buđi. Kao majstor je angazovan Abedin Lulanaj,koji je donirao cemenat a dio materijala nastavnik Allmir Lulanaj a potrebnu količinu pločica poklonila je “kojakompani”sa vlasnikom Perom Kolčajem, na što smo im zahvalni. Na rad su se uključili i dio zaposlenih u školi.

Para disa ditësh në shkollë u kryen punët në renovimin e një hapsire(zyreje), në të cilën ishte e pamundur puna, për shkak të koncetrimit të madhë të lagështisë. Për punë u angazhua Abedin Lulani, si mjeshtër i cili dhuroi çimenton ,e një pjesë materiali e dhuroi arsimtari Allmir Lulanaj. Pllakat e nevojshme i dhuroi “Kojakompani” me pronar Pero Kolçaj, pēr çka i jemi mirēnjohës. Në punë u angazhuan edhe disa të punësuar në shkollë.

Dan škole / Dita e shkollës

Sot, në një atmosferë dhe organizim krejt ndryshe shënojmë Ditën e Shkollës.
Për të rrespektuar këshillat e TNK-së dhe masat e parandalimit të epidemisë kësaj radhe programin e përgatitur nga nxënësit nuk do të mund ta ndiqni në objektin shkollor, por do të realizohet online.

Drejtoresha Aisha Gjokaj për këtë rast na drejtohet me këto fjalë: Nxënës ,prinder dhe koleg të dashur, sot është një ditë e rëndësishme për shkollën tonë e cila edhe përputhet me Ditën e Flamurit. Pra së pari dua të ju uroj këto dy festa të rëndësishme për të gjithë ne! Shkolla jonë ka arrit të përcjell me sukses gjenerata të shumta nga të cilat kanë dalë personalitete të suksesshme të profileve të ndryshme. Shpresoj që kështu të vazhdojë edhe me gjeneratat që përcjellim tani dhe në të ardhmen! Gjithashtu dua edhe të ju falenderoj të gjithëve për mirëkuptimin, durimin dhe angazhimin e treguar deri tani gjatë procesit mësimor, si ju që ndiqni mësimin nga bankat shkollore ashtu edhe ju që mësimin e ndiqni online. Me dëshirë që fundin e vitit të gjithë ta presim në baknat shkollore me shëndet dhe në atmosferë më të hareshme :
Urime Dita e Shkollës! Urime Dita e Flamurit!”

Që të gjithë së bashku të kremtojmë këto festa kemi shpërndarë këtu me ju fotografi dhe video të programit që kanë përgatitur nxënësit tonë për të shënuar Ditën e Shkollës.
Urime!

Sportski uspjesi učenika / Sukseset e nxënësve tanë në sport

Nxënësi i klasës së IX të shkollës, Benan Jusufgjokaj, talent i radhë i taekwandos, çdo ditë e më tepër po tregon rezultate në këtë sport. Në vitin 2021 mori pjesë në 10 gara ku në 9 u dekorua me medalje dhe 2 herë u shpallë kadeti më i mirë i turnamentit.Ku dhe u bë kampion i Ballkanit

1.Zrenjanin Open (27.02.2021)🥇dhe kadeti më i mirë i turnamentit

2.Ulcinj open (29.05.2021)🥇

2.Millenium Open (24.04.2021)🥈

3.Albania Open g1 (02.10.2021) vëndi i 6

4.Podgorica Open g1 (17.10.2021) 🥇

5.Kampionati Shtetror(06.11.2021) 🥇

6.BIH open g1 (16.11.2021) 🥈

7.Gen24 g2(Romania)(27.11.2021)🥈

8.Kampionati Ballkanik(Romani)(28.11.2021)🥇

9.EX-YU(Beograd)(05.12.2021)🥇dhe kadeti më i mirë i turnamentit.

Mburremi me ty Benan dhe të urojmë suksese edhe në të ardhmen.